image Tmerrohet gruaja në Viti, sulmohet nga hajnat që hynë të vjedhin në shtëpinë e saj

Siguri

Tmerrohet gruaja në Viti, sulmohet nga hajnat që hynë të vjedhin në shtëpinë e saj

news image

Hyrjet e hajnave me forcë brenda shtëpive private, banesave, institucioneve financiare e bizneseve të ndryshme, po u shkaktojnë humbje e pasiguri të mëdha qytetarëve të vendit. Ka edhe raste kur ata kapen në flagrancë nga pronarët e shtëpive, e po ashtu edhe kur përpos qëllimit të vjedhjes, hajnat sulmojnë edhe fizikisht viktimat, raporton Gazeta Sinjali.

Një grua në fshatin Beguncë të Vitisë mbrëmë është tmerruar me atë që i ka ndodhur në shtëpinë e saj.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20 kur viktima ishte kthyer në shtëpi dhe kishte dëgjuar një zhurmë, gjë që e shtyri që të ngjitet në katin e sipërm dhe të shohë se çfarë po ndodhë.

Por ajo aty u përball me tre persona të maskuar të cilët kishin hyrë të kryejnë vjedhje brenda shtëpisë së saj, e ku njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar 41-vjeçares lëndime trupore dhe më pas që të tre janë larguar që aty.

Gruaja ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, teksa rastin e ka raportuar edhe në Polici.

Burimet bëjnë me dije së njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, prej ku konstatohet se nuk është vjedhur asgjë me vlerë.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, por janë marrë veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vjedhje grabitqare’

/GazetaSinjali/