image Tjetër futbollist largohet nga Feronikeli

Futboll

Tjetër futbollist largohet nga Feronikeli

news image

Futbollisti Adem Maliqi ka njoftuar me largimin nga Feronikeli, përcjell Sinjali Sport.

Maliqi ishte ndër lojtarët më të mirë te Feronikeli edicionin e kaluar, por së fundmi përmes një njoftimi në “Facebook” konfirmoi largimin nga “Rexhep Rexhepi”.

Pas Albert Dabiqaj dhe Ylli Hoxha që e konfirmuan largimin, edhe Maliqi njoftoi për këtë vendim.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Të nderuar familjar dhe miq,

Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Ferronikeli

Dua t’i falemnderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente shume te mira, trajneret, kryesine dhe tifozerin e Ferronikelit”, shkroi ai.

 /Gazeta Sinjali Sporti/