Futbollisti Adem Maliqi ka njoftuar me largimin nga Feronikeli, përcjell Sinjali Sport.
Maliqi ishte ndër lojtarët më të mirë te Feronikeli edicionin e kaluar, por së fundmi përmes një njoftimi në “Facebook” konfirmoi largimin nga “Rexhep Rexhepi”.
Pas Albert Dabiqaj dhe Ylli Hoxha që e konfirmuan largimin, edhe Maliqi njoftoi për këtë vendim.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
“Të nderuar familjar dhe miq,
Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Ferronikeli
Dua t’i falemnderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente shume te mira, trajneret, kryesine dhe tifozerin e Ferronikelit”, shkroi ai.