image Titaniku rrezikon të zhduket përgjithmonë (Video)

Kuriozitete

Titaniku rrezikon të zhduket përgjithmonë (Video)

news image

Pas mbi njëqind vitesh në fund të detit, Titaniku rrezikon të zhduket përgjithmonë.

Këtë e bëri të ditur ekipi i studiuesve nënujorë Ocean Gate, sipas të cilëve rrënoja e anijes që u mbyt në 1912 po përkeqësohet me shpejtësi.

Për këtë arsye ata vendosën të kthehen në 3800 metra, pas misionit të parë një muaj më parë, për të bërë disa fotografi dhe për të filmuar disa imazhe të anijes historike.

Videot e postuara nga grupi i ekspertëve në Instagram janë të mahnitshme.

OceanGate ka njoftuar se do të vazhdojë xhirimet e Titanikut në vitet e ardhshme, në mënyrë që të ndjekë hap pas hapi evolucionin e anijes më të famshme të oqeanit në histori, e cila udhëtoi nga Southampton në Nju York dhe në të cilën 1500 njerëz humbën jetën pas përplasjes me një ajsberg.

Është një nga reliktet më të famshme në botë, ai mbi të cilin janë xhiruar filma dhe që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e shikuesve nga e gjithë bota.

/GazetaSinjali/

View this post on Instagram

A post shared by OceanGate, Inc. (@oceangate)