image Tiranë/ Vetura godet një çift dhe foshnjën e tyre tremuajshe në karrocë (FOTO) - Sinjali

Tiranë/ Vetura godet një çift dhe foshnjën e tyre tremuajshe në karrocë (FOTO)

news image

Një çift me foshnjën e tyre 3-muajshe po kalonin vijat e bardha mesditën e kësaj të diele në Rrugën e Kavajës në Tiranë, teksa janë përplasur rëndë nga një automjet.

Me semaforin që iu jepte përparësi, çifti po kalonte në anën tjetër, por një mjet me shpejtësi të lartë mbi 100 km në orë, pa respektuar sinjalistikën, i mori përpara duke i lënduar.

Gruaja V. K., 43 vjeçe dhe burri A. K., 48 vjeç, bashkë me fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ishte mjeti luksoz ‘Mercedes-Benz G-Class’ me targa gjermane ‘RPII63’, me drejtues Ajas Sulejmeni, 39 vjeç, i cili pas aksidentit të rëndë, e braktisi mjetin duke u larguar me shpejtësi.

Autori arriti të arratisej nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka mundur të shoqërojë në komisariat të afërmin e tij, që ndodhej me të në mjet gjatë momentit të aksidentit.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin