image Tiranasja Etleva Tafa shpallet fituese e festivalit "Takimet e poeteshave shqiptare" në Vushtrri

Kulturë/ Tiranasja Etleva Tafa shpallet fituese e festivalit “Takimet e poeteshave shqiptare” në Vushtrri

news image

Sot në ditën e dytë të festivalit, poetet pjesëmarrëse do t`i vizitojnë edhe monumentet e trashëgimisë kulturore të qytetit të Vushtrrisë.

Poetja nga Tirana Etleva Tafa, është fituese e Çmimit të parë të Edicionit të 37-të të Festivalit të poezisë, Takimet e poeteshave shqiptare, që tradicionalisht mbahet në qytetin e Vushtrrisë.

Çmimin e fitueses për poezinë “Ti merr diell dhe hënë prej meje”, në ceremoninë e Festivalit që ka filluar sot me mbrëmjen letrare në Vushtrri, fitueses Tafa i’a ka ndarë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Çmimin e dytë e ka fituar Rrezarta Shkurta, poete nga Shkodra, derisa vendin e tretë Medina Pasoma, poete nga Vushtrria.

Në këtë manifestim të veçantë, me mirënjohje është nderuar edhe muzicienti i respektuar Fahri Beqiri.

Dita e dytë e këtij manifestimi do të zhvillohet edhe sot, ku poetet pjesëmarrëse në këtë festival do të vizitojnë edhe monumentet e trashëgimisë kulturore të qytetit të Vushtrrisë. /Gazeta Sinjali/