Ka përfunduar një nga derbit më të mëdhenj shqiptar në mënyrë dramatike, shkruan Sinjali Sport.
Partizani është mposhtur nga Tirana me rezultat të ngushtë 1-2, në xhiron e 15-të, të Superiores shqiptare.
Mysafirët shënuan të parët me Mateo Pergjonin në minutën e 27-të, duke e mbajtur avantazhin deri në minutën e 86-të, por vendasit me Stenio Junior barazuan shifrat me golin nga pika e bardhë.
Duke menduar se ndeshja po mbaron pa fitues, doli në pah Redon Xhixha, i cili në kohën shtesë 90+10’, e realizoi golin e fitores.
Ky super takim u mbyll me fitore të Tiranës, që arkëton me 33 pikë dhe mbanë kreun e tabelës në elitën e futbollit shqiptar, gjersa Partizani me 18 pikë qëndron në pozitën e pestë. /Gazeta Sinjali Sporti/