image Arrestohen 17 tifozë serbë, akuzohen për vrasje dhe trafik droge

Futboll

Arrestohen 17 tifozë serbë, akuzohen për vrasje dhe trafik droge

news image

Policia serbe bastisi stadiumet e dy klubeve më të mëdha të futbollit në Serbi dhe arrestoi 17 persona të lidhur me grupe tifozësh të akuzuar për krim të organizuar, trafik droge dhe vrasje.

Forcat e armatosura të policisë bastisën zyret e tifozëve të Partizanit dhe Yllit të Kuq, transmeton Sinjali Sport.

Policia tha se të arrestuarit “u fshehën pas” një grupi mbështetës të Partizanit por janë “përgjegjës për një seri krimesh më monstruoze” të kryera gjatë 10 viteve të fundit.

Mediat serbe raportuan se udhëheqësi i tifozëve të Partizanit, Veljko Belivuk ishte në mesin e të arrestuarve./Sporti në Sinjali/