image Tirana planifikonte të luante miqësore me Juventusin për 100 vjetorin e qytetit

Futboll

Futboll/ Tirana planifikonte të luante miqësore me Juventusin për 100 vjetorin e qytetit

news image

Qyteti i Tiranës gjatë këtij viti festoi 100 vjetorin e saj, por për shkak të koronavirusit shumë organizime u ndaluan.

Në mesin e këtyre organizimeve ishte edhe miqësorja mes klubit të Tiranës dhe kampionit të Italisë, Juventus, transmeton Gazeta Sinjali.

Zyrtari i Tiranës, Mario Nikolli në një intervistë për mediat në Shqipëri ka treguar se dy klubet kishin bisedime.

‘Miqësore me Juventusin? Ka pasur kontakte, por nuk mund të them asgjë tani’, u shprehë ai./Gazeta Sinjali/