image “Të du qofte”, Tirana përgatitet për Samitin e Berlinit - fshihen shkrimet në ambientet publike

Shqipëri

“Të du qofte”, Tirana përgatitet për Samitin e Berlinit – fshihen shkrimet në ambientet publike

news image

Tirana po bën përgatitjet e fundit për të pritur Samitin e Procesit të Berlinit, një ngjarje e rëndësishme ku do të marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Bashkia e kryeqytetit të Shqipërisë ka nisur një fushatë intensifikimi për pastrimin e grafitëve dhe rregullimin e pikave hyrese të qytetit.

Përveç sheshit “Nënë Tereza”, dhe pikave hyrese të qytetit, punëtorët po punojnë për të siguruar që gjithçka të jetë në perfeksion për këtë event të madh.

Ky është një prej eventeve më të mëdhenj për Tiranën në 30 vite, për të shfaqur progresin, por dhe pritjen e saj të ngrohtë ndaj liderëve të rajonit dhe të BE-së. Samiti i Procesit të Berlinit do të jetë një mundësi për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit në BE. /BW

/GazetaSinjali/