image Nga konflikti për pronën te denigrimi në Facebook, historia e vëllavrasjes në Tiranë

Shqipëri

Nga konflikti për pronën te denigrimi në Facebook, historia e vëllavrasjes në Tiranë

news image

Ka qenë në kufijtë e obsesionit përndjekja që i bëhej Hamza Muskurtit në rrjetet sociale në muajt e fundit. Një mori postimesh ofenduese, video dhe fotomontazhe mbushur me sharje që publikoheshin rregullisht nga një profil në Facebook.

Me dhjetëra mesazhe, si pjesë e një fushate denigrimi ishin intensifikuar muajt e fundit. Akuza për ngacmime seksuale, përmendja e bashkëshortes si një grua amorale, implikimi në marrëdhëniet me punonjëset e kompanisë, apo sharjet për fëmijët e mitur kanë qenë të përditshme.

Në shënjestër që Hamza Muskurti, i cili nga ana e tij fajësonte të vëllain dhe kunatën. Një situatë që e çoi deri në çmendurinë e vrasjes.

Por edhe pas thirrjeve në rrjetet sociale për miqtë dhe të afërmit, përndjekja ka vazhduar. Konflikti që kishte nisur për një pronë të përbashkët, kishte degraduar tashmë në kufijtë e çmendurisë. Postimet ishin të pandalshme.

E vetmja mënyrë që ka gjetur për t’i dhënë fund përndjekjes ka qenë ekzekutimi i vëllait dhe kunatës së tij. Këtë të martë, ka marrë armën dhe i ka shkuar në zyrën e agjencisë turistike fare pranë shtëpisë së tij, në rrugën Islam Alla duke i lënë të dy të vrarë.

/GazetaSinjali/