image Tirana mposhtë Rahovecin në xhiron hapëse të Ligës Unike

Basketboll

Tirana mposhtë Rahovecin në xhiron hapëse të Ligës Unike

news image

Tirana Neptun ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 79:74 (22:11, 18:20, 13:25, 26:18), në ndeshjen e parë të edicionit të ri.

Te Tirana Neptun u dalluan Endrit Hysenagolli me 24 pikë e 18 kërcime, Eldi Hysa me 19 pikë, gjashtë kërcime dhe nëntë asistime dhe Julian Hamati me 19 pikë e 12 kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Milik Yarbough me 21 pikë e tetë kërcime dhe Musab Mala me 18 pikë.

Nesër do luhen edhe tri takime:

Prizreni 16 – Kamza 17:00

Teuta – Peja 17:00

Vllaznia – Golden Eagle Ylli 19:00 /Gazeta Sinjali Sporti/