image Tirana e mirëpret me dhurata Butrint Imerin

Bota e Yjeve

Showbiz/ Tirana e mirëpret me dhurata Butrint Imerin

news image

Butrint Imeri është njëri ndër artistët më të dashur shqiptar.

Ai është tejet aktiv në skenën muzikore duke publikuar herë pas here projekte të reja muzikore, transmeton Gazeta Sinjali.

Krahas këngëve, Butrinti është tejet i angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.

Në koncertin që mbajti mbrëmë në Tiranë, artisti u befasua këndshëm nga fansat që kishin ardhur ta shihnin atë nga afër. Përveç prezencës, ata kishin zgjedhur t’i japin atij edhe disa dhurata.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Butrinti përmes disa videove të publikuara në InstaStory, ku shfaqet i buzëqeshur.

“Për një dashuri”, në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun është projekti i fundit muzikor i artistit. Kënga deri më tani në kanalin YouTube numëron mbi pesë milionë klikime./Gazeta Sinjali/