image Time Kadriaj e pyet Albin Kurtin ku do ta dërgojë vajzën në ushtri, në Norvegji apo Kosovë?

Kosovë

Seanca/ Time Kadriaj e pyet Albin Kurtin ku do ta dërgojë vajzën në ushtri, në Norvegji apo Kosovë?

news image

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ia përmendi mandatarit për kryeministër, Albin Kurtit, shërbimin ushtarak për të cilin Kurti tha se do të jetë i detyrueshëm

Kadriaj tha se ajo e ka përfunduar shërbimin ushtarak, derisa e pyeti Kurtin se ku do ta dërgojë ai vajzën e tij për shërbim ushtarak.

“E përmendët ushtrinë, mirë që e kam kry ushtrinë e nuk keni me m’çu ju n’ushtri. Po vajza juaj ku do ta kryejë ushtrinë, a do ta çosh në Norvegji apo në Kosovë?”, tha Kadriaj.

Kurti gjatë prezantimit të planit të tij qeverisës tha se shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm.

“Me qeverisjen tonë, shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm. Shërbimi do të zgjasë tre muaj”, tha Kurti.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën me të vetmen pikë të rendit të ditës: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.