image Tifozi i Arsenal premton se do ja lë emrin fëmijës Ozil, kjo është përgjigjja e mesfushorit

Futboll

Futboll/ Tifozi i Arsenal premton se do ja lë emrin fëmijës Ozil, kjo është përgjigjja e mesfushorit

news image

Mesfushori i Arsenal, Mesut Ozil i është përgjigjur një tifozi të klubit në rrjetin social, Twitter.

Tifozi me emrin, Jack Robinson kishte shkruar se kishte vënë një bast me gruan se nëse Ozil i përgjigjet në Twitter, atëherë do ia lë emrin e mesfushorit, transmeton Gazeta Sinjali.

“Mesut Ozil, gruaja ime po pret që të lind në korrik, ajo më tha se nëse t’i më përgjigjesh në postimin tim, atëherë unë mund të ia lë fëmijës emrin Ozil, mos më lerë poshtë”, u shprehë ai.

Ozil iu përgjigj se dëshiron ta shoh certifikatën e fëmijës në korrik.

“Kemi marrëveshje shoku. Unë nuk të lë poshtë. Tash është radha jote. Unë dua ta shohë certifikatën e fëmijës në korrik.”, ka shkruar Ozil.

Tifozi u shprehë i befasuar që mori përgjigjet dhe u shprehë se do të ia tregoj certifikatën e fëmijës kur të lind.

Përkundër që nuk është në formën më të mirë, Ozil është një nga figurat më të dashura tek tifozët e Arsenal./Gazeta Sinjali/