image Tifozi anglez i frustruar për shitjen e biletave të ndeshjes Kosovë-Angli

Futboll

Sport/ Tifozi anglez i frustruar për shitjen e biletave të ndeshjes Kosovë-Angli

news image

Sajti i kompanisë së autorizuar nga FFK-ja “tiks.app”, për shitjen e biletave online edhe kësaj here ka bërë mijëra futbolldashës të frustrohen me mënyren se si po funkisonon shitja e biletave.

Shumë tifozë kosovarë e kanë shprehur irritimin e tyre përmes rrjeteve sociale ndaj këtij sajti, transmeton Gazeta Sinjali.

Krahas tifozëve kosovarë i frustruar ka mbetur edhe një tifoz i Anglisë, i cili ka zgjedhur që përmes rrjetit social Twitter, të tregojë se sa i irrituar është nga blerja e biletave në këtë sajt.

Sistemi i Kosovës është qesharak, rezervova dy ulëse në sektorin vendas. Nuk e kam idenë nëse i posedoj biletat ose pagova 20 euro për ta rifreskuar sajtin për një orë. E mrekullueshme…”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që kompania e kontraktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës ka rënë nga sistemi duke mos u mundësuar qytetarëve qasje në blerjen e biletave. /Gazeta Sinjali/