image Tifozët vendas në shok total, Dortmundi po humb me dy gola epërsi në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit

Futboll

Tifozët vendas në shok total, Dortmundi po humb me dy gola epërsi në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit

news image

Tifozët e Dortmund kanë pritur me padurim nisjen e ndeshjes finale të sezonit 22-23, ku klubi i tyre e luan në shtëpi ndaj skuadrës së Mainz.

Një fitore e sotme e Dortmund, do t’i bënte ata kampionë për herë të parë në 11 vite.

Megjithatë, me të nisur kjo sfidë – e cila mund të konsiderohet më e rëndësishmja në vitet e fundit – nuk ka shkuar asgjë mirë për vendasit.

Pas 45 minutave, Dortmund po e gjen veten në disavantazhin prej dy golave, kurse në anën tjetër Bayerni po fiton me rezultat minimal ndaj Kolnit.

Vendasit u shokuan fillimisht në minutën e 15-të pas golit të shënuar nga mbrojtësi Andreas Hanche-Olsen.

Vetëm 4 minuta më vonë, Dortmund kishin rastin që të barazonin rezultatin, por që Sebastien Haller dështoi nga pika e bardhë.

E kjo duket se i dha shtytje skuadrës mysafire që ta shënonte edhe golin e dytë, duke e shokuar për herë të dytë skuadrën vendase, pas golit të shënar nga Karim Onisiwo në minutën e 24-të.

Dortmund do të kërkojë ‘mrekullinë’ në 45 minutëshin, aty ku i duhet të realizojë tre gola dhe të mos e pësojë asnjë tjetër, apo Bayerni të mos fitojë ndaj Kolnit.

/GazetaSinjaliSport/