image Tifozët e ekipit italian s'pranojnë të rikthehen në tribuna, e japin këtë mesazh prekës

Futboll

Sport/ Tifozët e ekipit italian s’pranojnë të rikthehen në tribuna, e japin këtë mesazh prekës

news image

Veriu i Italisë është duke kaluar situatën më të vështirë nga të gjitha vendet, teksa Lombardia është rajoni më i prekur me më shumë se 2 mijë viktima.

Futbolli mund të rifillojë ndoshta pas tre javësh, por edhe mund të mbyllet këtu.

Tifozët e ekipit të Brescias ka marrë vendim që edhe nëse fillon liga të mos paraqiten në stadium.

“Shumë lot, shumë të vdekur! Shumë dhimbje dhe faqe gazetash të mbushura me lajme të zeza. Duke pare këtë trishtim të madh, këtë situate, këtë gjendje, nuk do të rikthehemi në tribune edhe nëse rinis kampionati. Nuk mund ta bëjmë duke menduar për ata familjarë të shkretë që kanë humbur njerëzit e dashur dhe jo vetëm…”.

/Gazeta Sinjali/