image Tifozët e Çekisë të maskuar sulmojnë fizikisht tifozët kosovarë

Futboll

Përleshje/ Tifozët e Çekisë të maskuar sulmojnë fizikisht tifozët kosovarë

news image

Një ngjarje aspak sportive dhe aspak mikpritëse ka ndodhur para pak minutave në Çeki.

Një grup i tifozëve çekë prej afro 30 vetave kanë sulmuar tifozët kosovarë që kanë shkuar në Çeki për ta përcjell ndeshjen  mes Çekisë dhe Kosovës.

Ajo çka vërehet është se tifozët kanë qenë të maskuar gjatë sulmit që i është bërë “Dardanëve”.

Naser Vishaj që kishte shkuar nga Austria për të parë lojën e Kosovës dhe Çekisë ka pësuar lëndime në sy.

“Kemi ardhur 30 vetë nga Austria dhe ishim duke ngrënë. Pasi dolëm nga hoteli na kanë sulmuar fizikisht dhe na kanë ndjekur persona me maska. Mua më ka ra njëri me shishe. Një shok është rrëzuar në tokë dhe pastaj me ranë mua. Nuk kemi thënë asgjë dhe na kanë sulmuar pa bërë asgjë. As nuk kemi provokuar”.

Ky sulm vjen pas provokimeve të një ore më parë, ku tifozët çekë kishin shkuar tek hoteli i futbollistëve të Kosovës duke brohoritur “Kosova është Serbi”./Gazeta Sinjali/