image Kaos dhe përleshje në ndeshjen e boksit, tifozët shqiptarë hyjnë në ring dhe godasin boksierin kolumbian

Sporte Luftarake

Kaos dhe përleshje në ndeshjen e boksit, tifozët shqiptarë hyjnë në ring dhe godasin boksierin kolumbian

news image

Ka degjeneruar në dhunë dueli i boksit mes Denis Nurjes dhe kolumianit Ramirez, i zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme.

Gjatë kohës që ndeshja ishte e ndërprerë për shkak të dëmtimit në këmbë të Nurjes, boksieri kolumbian e godet në befasi, duke sjellë acarimin e fansave të boksierit shqiptar.

Këta të fundit u futën në ring duke goditur me grushte e shkelma Ramirezin.

Ringu i boksit u shndërrua në arenë përleshjesh mes 2 stafeve dhe tifozëve. Pas kaosit të krijuar, vendimi final ishte se kjo ndeshje konsiderohet e pazhvilluar.

Momenti kur plasi dhuna: VIDEO

/GazetaSinjaliSport/