Ndeshja e Champions Leagues midis Valencias dhe Atalantas do të zhvillohet sot pa praninë e tifozëve.
Paratë e rimbursuara nga ekipi spanjoll, tifozët kanë vendosur t’i dhurpjnë për spitalet lokale në Itali që po e luftojnë koronavirusin.
Gjithsej 40 mijë euro dhuruan ultrasit e Atalantës, një gjest ky që duhet duartrokitur.
Koronavirusi ka depërtuar në të gjithë Italinë, ndërsa është vendi më i prekur në botë pas Kinës, ku e ka edhe zanafillën ky virus./Gazeta Sinjali/