image Tifozët anglezë: Kampanjë që nisi me shfaqje jonjerëzore, e përfundoi mrekullueshëm

Futboll

Futboll/ Tifozët anglezë: Kampanjë që nisi me shfaqje jonjerëzore, e përfundoi mrekullueshëm

news image

Tifozët e Anglisë u mirëpritën në mënyrë të jashtëzakonshme nga populli kosovar, dhe këtë nuk kanë hezituar ta tregojnë në çdo mundësi në rrjetet sociale.

Madje, atyre vazhdimisht u janë ofruar edhe pije alkoolike falas, derisa atmosfera ditëve të fundit ka qenë tejet vëllazërore.

Një faqe e tifozëve anglezë në rrjetin social ‘Twitter’, ka rikujtuar racizmin me të cilin u përball Kombëtarja angleze më herët në kampanjën kualifikuese, derisa ka theksuar se ajo përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Anglia në grupin A të kualifikimeve, përveç Kosovës kundërshtarë kishte edhe Çekinë, Bullgarinë e Malin e Zi.

Pikërisht ndaj këtyre dy të fundit, futbollistët anglezë u përballën me racizëm të shfaqur në shkallët e stadiumit, shkruan Insporti.

Në Podgoricë, tifozët malazias kishin fyer në baza racore Raheem Sterlingun dhe futbollistët e tjerë me ngjyrë të Anglisë. UEFA kishte ndëshkuar Malin e Zi dhe pikërisht kundër Kosovës, ndeshjen në Podgoricë e kishte zhvilluar pa tifozë.

Ndërkaq, në Bullgari, tifozët bullgarë në Sofje kishin ofenduar në baza racore lojtarët anglezë me ngjyrë, dhe ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta.

Por kjo nuk ndodhi në Kosovë, pasi anglezët mbetën të befasuar dhe tejet të nderuar me pritjen.

“Një kampanjë kualifikuese që do të kujtohet për disa prej shfaqjeve më jonjerëzore, që u përmbyll nga ndoshta momenti më i sjellshëm, më modest që kemi parë në një ndeshje futbolli”, shrkuhet në postimin e ‘The Scratching Shed’./Gazeta Sinjali/