Aksionit të ndihmave për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri i janë bashkuar edhe dy tifozeritë e Gjakovës, tifozët 1927 dhe Kuqezinjtë e Jakovës. Në orët e mbrëmjes shumë qytetarë kanë sjellur ndihma.
Në Gazetën Sinjali kanë arritur disa fotografi nga komuna e Gjakovës, ku shihen këto dy tifozëri të mobilizuara për të ndihmuar personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 09:00, në qendër të Deçanit fillon aksioni për mbledhjen e ndihmave, dedikuar personave, të cilët janë prekur nga fatkeqësia e tërmetit.
Disa pjesë të sheshit të Prishtinës janë mbushur me valixhe dhe thasë me gjësende të ndryshme. Përveç, kryeqytetit të Kosovës, ngjarjet e orëve të fundit në Shqipëri kanë prekur me të madhe edhe komunat e tjera si Mitrovica, Gjilani e mjedise të tjera të Kosovës. /Gazeta Sinjali/