Në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, një person është ankuar në polici se persona të panjohur ia kanë thyer veturën dhe i kanë vjedhur një çantë dore ku në të kishte para të gatshme në vlerë të 7-8 mijë eurove, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se brenda në çantë viktima kishte edhe katër pasaporta dhe dokumente të tjera të Gjermanisë.
Javëve të fundit është rritur numri bashkatdhetarëve dhe ky nuk është rasti i parë që në Kosovë veturat e tyre po thyhen dhe po vidhen gjërat e tyre me vlerë.
Madje Gazeta Sinjali ka raportuar për disa raste edhe me video.