Një lokal në rrugën “Hamdi Berisha” në Malishevë ka qenë cak i hajnave rreth orës 4 të mëngjesit të së martës, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se disa persona të panjohur ishin futur me forcë në lokal dhe nga aty kanë arritur të vjedhin kompjuterë dhe monitorë.
Vlera e mallit të vjedhur, sipas këtyre burimeve, është rreth 4 mijë e 200 euro./Gazeta Sinjali/