Dera e zyrës së zëvendësministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishit është thyer të hënën, në orët e pasdites, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë njoftojnë se sipas zv/ministrit, nuk është vjedhur asgjë nga zyra, por vetëm është dëmtuar dera.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se rasti është hapur si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.