image Thumbimi i Mustafës ndaj Kurtit: Nuk kemi nevojë të përgatisim video, populli nuk na e bën qeverinë

Kosovë

Mosmarrëveshja/ Thumbimi i Mustafës ndaj Kurtit: Nuk kemi nevojë të përgatisim video, populli nuk na e bën qeverinë

news image

Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, nuk i ka pëlqyer videoja e publikuar dje nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, prej ku njoftonte se nuk ka marrëveshje për të bashkëqeverisur.

Pas mbledhjes së LDK-së, Mustafa tha se Kurti ““si po vjen me mu me bisedu , po përgatitë videon dy-tri ditë përpara e pastaj një natë para Kuvendit me iu drejtu popullit”, transmeton Gazeta Sinjali

“Nuk kemi nevojë të përgatisim videon dy tri ditë përpara e një ditë me publiku. Populli nuk vjen me na e bë qeverinë. Qeverinë duhemi me bë vet sepse ne kemi përgjegjësi. Ne duhet ta përmirësojmë sjelljen. Të kemi parasysh si e zhvillojmë dialogun. Të mos hidhërohemi”, theksoi Mustafa.

Ai tha se nëse LVV-ja s’është gati për t’i pranuar kërkesat e LDK-së, atëherë, “unë deklaroj sot se LDK-ja është e gatshme të heq dorë nga të gjitha kërkesa për përgjegjësi”.

Seanca e sotme konstituive e Kuvendit të Kosovës do t’i gjejë pa marrëveshje LDK-në e LVV-në, të cilat fajin për dështimin e arritjes së bashkëpunimit po ia hedhin njëra-tjetrës. /Gazeta Sinjali/