image Mustafa: Jemi të gatshëm ta votojmë qeverinë Kurti

Kosovë

Politikë/ Mustafa: Jemi të gatshëm ta votojmë qeverinë Kurti

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar për media pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.

Mustafa tha se nëse LVV-ja s’është gati për t’i pranuar kërkesat e LDK-së, atëherë, “unë deklaroj sot se LDK-ja është e gatshme të heq dorë nga të gjitha kërkesa për përgjegjësi”.

“LDK-ja do të votojë pa asnjë kusht formimin e institucioneve të reja të drejtuar nga Vetëvendosja”, tha ai.

Mustafa ka thënë se në këtë mbledhje janë dakorduar që qeveria të ndahet proporcionalisht, nga pesë ministri për secilën parti, shkruan Gazeta Sinjali.

LDK është dakorduar që qeveria të ndahet proporcionalisht, pesë ministri për LDK-në dhe pesë për Vetëvendosjen. Jemi pajtuar poashtu që kryeministri dhe një zv kryeministër t’i takojë LVV-së dhe ne në asnjë rast nuk e kemi shtruar çështjen e kryeministrit, sepse parimisht jemi pajtuar nga fillimi. Ndërsa, zv kryeministri i parë  dhe kryetari i kuvendit t’i takojë LDK-së”, ka thënë kryetari i LDK-së. /Gazeta Sinjali/