Para pak ditësh, mediat e huaja, raportuan se bashkëshortja e Donald Trump, është gati për divorc, shkruan Nzherald, përcjellë Gazeta Sinjali.
Melania dhe Trump kanë pasur prej kohësh probleme në martesën e tyre, mirëpo arsyeja e vetme që ajo nuk kishte kërkuar divorcin, ishte që të mos ndikonte negativisht gjatë zgjedhjeve për president.
Por, mikesha e Melania-s ka treguar të kundërtën.
“Isha në makinë me të dhe po vinim nga New York-u. Donald ishte në një ndeshje, e telefonoi dhe e pyeti për diçka. Ajo është telefonata e parë e tij. Ai do aprovimin e saj për çdo gjë. Melania i tregon atij si duhet të jetë, por nga ana tjetër edhe e vlerëson për punën që bën. Kam vënë re se ata shihen me njëri-tjetrin me pasion. Ndryshe nga sa thuhet në media, ata kanë një marrëdhënie shumë të afërt me njëri-tjetrin. Diskutojnë hapur për çdo gjë. Unë nuk i kam dëgjuar një herë të zihen”-tregoi Stephanie Winston në Hollywood Life Podcas.