image Thomas Muller i qëndron besnik Bajernit, rinovon deri në vitin 2023

Futboll

Futboll/ Thomas Muller i qëndron besnik Bajernit, rinovon deri në vitin 2023

news image

Sipas raportimeve të Sport Bild, Bayern Munich ka përgatitur rinovimin e kontratës për një nga lojtarët më të vjetër dhe më të rëndësishëm që ka në skuadër.

Bëhet fjalë për Thomas Muller i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka mbajtur veshur vetëm fanellën e skuadrës bavareze. 30-vjeçari ka shënuar deri tani 195 gola në 521 ndeshje me Bayernin ndërkohë që kontrata e tij aktuale me kampionët e Gjermanisë skadon në verën e vitit 2021.

Në marrëveshjen e re që do të firmosë me Bayernin Muller do të rinovojë edhe për 2 vite të tjera duke e zgjatur bashkëpunimin deri në verën e vitit 2023.