Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj 35-vjeçarin e me inicialet B.G., pasi i njëjti nuk ka respektuar masat e vendosura nga qeveria, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se atij i është shqiptuar gjoba prej 35 eurove.
Tutje në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se pas verifikimit të 35-vjeçarit ka rezultuar se i ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor’’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 muajve.
Krahas gjobës së shqiptuar 35-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit. /Gazeta Sinjali/