image Theu heshtjen zgjedhore, kërkohet shkarkimi i Goran Rakiq

Kosovë

Theu heshtjen zgjedhore, kërkohet shkarkimi i Goran Rakiq

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Goran Rakiq, pasi ky i fundit ka thyer heshtjen zgjedhore duke kërkuar që të votohet Lista Serbe, shkruan Gazeta Sinjali.

Çeku përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se thirrja e Rakiqit për të votuar Listën Serbe “është shkelje e Ligjit për zgjedhjet”.

Sipas Çekut, ndaj tij duhen inicuar masat e domosdoshme, duke filluar nga shkarkimi.

 “Para pak minutash, zëvendës kryeministri Goran Rakiq ka thyer rregullat e heshtjes zgjedhore, duke bërë thirrje të hapur që të votohet subjekti të cilit i përket. Kjo është shkelje e Ligjit për zgjedhjet dhe nga ky moment as vota nuk është e lirë dhe as procesi nuk mund të jetë demokratik në Mitrovicën e Veriut. Ndaj tij duhen inicuar masat e domosdoshme, duke filluar nga shkarkimi i tij”, ka Çeku. /Gazeta Sinjali/