Kombëtarja e Shqipërisë nën udhëheqjen e brazilianit Sylvinho po shënon suksese të vazhdueshme, e cila tashmë është e sigurt pë rrugën drejt Gjermanisë në “EURO 2024”.
Sot kjo kombëtare shënoi fitoren e radhës, ku mposhti në “Air Albania” Bullgarinë me rezultat 2:0:
Ky sukses ka bërë që disa nga futbollistët e kombëtarës si i Jasir Asani, Ylber Ramadani e Taulant Seferi t’ia thurin këngëve.
Asani i cili gjithashtu po shkëlqen në fushën e gjelbër ka publikuar një video në “Facebook” duke kënduar këngën “Thërret Prizreni mori Shkodër”.