image Veseli infektohet me koronavirus, pas rikthimit nga Kombëtarja e Shqipërisë

Futboll

Veseli infektohet me koronavirus, pas rikthimit nga Kombëtarja e Shqipërisë

news image

Salernitana ka njoftuar se Frederic Veseli ka rezultuar pozitiv me koronavirus pasi u kthye nga detyra ndërkombëtare me Shqipërinë.

Qendërmbrojtësi kreu një test kur u kthye nga detyra ndërkombëtare.

28-vjeçari ende nuk ka luajtur në Serie A këtë sezon, por tani do të detyrohet të humbasë lojërat e ardhshme për shkak të koronavirusit.

“Salernitana njofton se futbollisti Frederic Veseli rezultoi pozitiv për koronavirus”, shkroi klubi në një deklaratë. “Mbrojtësi i bashkohet një liste të gjatë të mungesave.”

“Ai kurrë nuk ka qenë në kontakt me pjesën tjetër të ekipit, por po kthehej nga angazhimet e tij me kombëtaren shqiptare.”/Gazeta Sinjali Sporti/