image Abrashi shprehet i lumtur me emërimin kapiten i kombëtares

Futboll

Abrashi shprehet i lumtur me emërimin kapiten i kombëtares

news image

Në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Uellsit, përkrah trajnerit Edi Reja është shfaqur edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet miqësore ndaj Uellsit dhe Çekisë, Amir Abrashi, transmeton Sinjali Sport.

Mesfushori kuqezi është shprehur se do të luajnë për fitore këto ndeshje dhe se ndihet lider në këtë grup.

“Është kënaqësi e madhe dhe një nder të jem kapiten i Shqipërisë.

Duhet të fitojmë dhe të luajmë mirë, mendimi im është të luajmë lojën tonë dhe më të rëndësishme janë ato në shtator, por edhe këto duam t’i fitojmë.

Ne kemi kualitet për të fituar këtë ndeshje, jemi në 100% në formë. Unë jam lider nga moshat dhe me vitet që kam luajtur.

Kam shumë eksperiencë, e ndjej veten si lider sepse i ndihmoj edhe lojtarët e ri. Uellsin e kemi parë dhe janë shumë të fortë fizikisht”, e përfundoi gjakovari. /Gazeta Sinjali Sporti/