Përleshjet ku përpos grushteve përdoren edhe mjete tjera të forta e të mprehta, janë bërë të shpeshta në vendin tonë. Ka shumë raste kur ato kanë përfunduar në mënyrë tragjike, duke u shndërruar kështu në një dukuri shqetësuese, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në lagjen Kurill në Prizren, ku një person është therur me thikë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës në Prizren, kanë bërë të ditur se si pasojë e lëndimeve të marra i lënduari është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.