image Therje me thikë në një lokal në Pejë, i riu pëson lëndime të rënda dhe dërgohet në spital

Siguri

Therje me thikë në një lokal në Pejë, i riu pëson lëndime të rënda dhe dërgohet në spital

news image

Një person me lëndime në duar e këmbë si pasojë e therjes me thikë u pranua sot në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime brenda spitalit njoftuan për Sinjalin se viktima (emër i njohur) është therur me thikë një herë në dorën e majtë dhe një herë po ashtu në këmbën e majtë. Sipas mjekëve që e kanë pranuar pacientin, gjendja e tij është stabile.

Por si ndodhi therja me thikë?

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në një kafene në rrugën “UÇK”, kur viktima ishte bashkë me disa persona të tjerë në një tavolinë.

I riu u ka thënë mjekëve se derisa i njëjti ishte duke biseduar me miqtë e tij, i dyshuari e shfrytëzoi rastin dhe i shkoi me thikë, duke e therur dy herë.

Sinjali mëson se tashmë i dyshuari është identifikuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar pas arrestimit ai është dërguar në mbajtje.

Prokurori kujdestar ka marrë vendim që i njëjti të dërgohet në qendrën e ndalimit për 48 orë.

/GazetaSinjali/