image Therje me thikë në Mushtisht

Raporti/ Therje me thikë në Mushtisht

news image

Një person ka raportuar në polici se është sulmuar me thikë nga tre persona të tjerë, mbrëmjen e 25 nëntorit  rreth orës 21:45 në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Viktima është dërguar në spitalin rajonal në Ferizaj për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetë.

Ende nuk dihen shkaqet e as personat që dyshohen që e kanë kryer veprën.

Rastin janë duke e hetuar njësitë policore./Gazeta Sinjali/