image Theret me thikë një person në Gjilan, lëndohet rëndë

Siguri

Theret me thikë një person në Gjilan, lëndohet rëndë

news image

Një person në Gjilan ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës pasi që i njëjti ka therur me thikë një person, raporton Gazeta Sinjali.

Policia bën të ditur se viktima si pasojë e lëndimeve të marra nga therja me thikë ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit.

I dyshuari për “Lëndim të rëndë trupor”, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:15, në rrugën Ibrahim Rugova në Gjilan. /GazetaSinjali/