image Therje me thikë në Gjakovë, lëndohet një person

Siguri

Therje me thikë në Gjakovë, lëndohet një person

news image

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka therur me thikë një person tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës raportohet se viktima nga plagët e marra është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë.

Ndërkaq, rasti në Polici është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

/GazetaSinjali/