image Therje me thikë mes nxënësve në Pejë - Sinjali Therje me thikë në Pejë

Kosovë

Lëndim/ Therje me thikë mes nxënësve në Pejë

news image

Një nxënës i klasës së 10 të Shkollës Teknike “Shaban Spahia” është terur me thikë gjatë ditës së sotme nga një nxënës tjetër i kësaj shkolle.

Burime të Gazetes Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se një 16-vjeçar i klasës së 10 është therur me thikë nga nja nxënës 17-vjeçar.

Rasti ka ndodhur për shkak të një konflikti, ku 17-vjeçari ka therur me thikë shokun e shkollës në gju. 16-vjeçari është dërguar fillimisht në Spitalin e Pejës e më pas janë intervistuar të dy nxënësit në prani të prindërve.

Nxënësi që kishte therur me thikë është dërguar në paraburgim për 48 orë./Gazeta Sinjali/