image Therja me thikë e 15-vjeçarit në Prizren, bien në pranga të Policisë dy të dyshuarit

Sinjalizime

Therja me thikë e 15-vjeçarit në Prizren, bien në pranga të Policisë dy të dyshuarit

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar për një rast të përleshjes që ka ndodhur së fundmi në Prizren, ku për pasojë një i mitur ka mbetur i therur me thikë. Të dyshuarit janë po ashtu të moshës së mitur dhe të njëjtit tashmë janë identifikuar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit janë një 14-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët dje janë arrestuar.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. 

Ndryshe, viktima 15-vjeçar është dërguar plagosur gjatë përleshjes, duke pësuar disa plagë, që dyshohet t’i jenë shkaktuar nga goditja me thikë.

I mituri ishtë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe pas intervenimeve të mjekëve, gjendja e tij ishte stabilizuar.

/GazetaSinjali/