image Theri me thikë kuzhine një person, dërgohet në paraburgim 15-vjeçari nga Prizreni

Siguri

Theri me thikë kuzhine një person, dërgohet në paraburgim 15-vjeçari nga Prizreni

news image

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, një 15-vjeçari i cili ditë më parë kishte therur me thikë një person tjetër.

Sipas njoftimit të Gjykatës, bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit është vendosur masa e paraburgimit duke u bazuar në dyshimet se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, raporton Gazeta Sinjali.

Po ashtu, u bë e ditur se të miturit me inicialet D.M i është gjetur një thikë kuzhine, e cila i është sekuestruar.

Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit për të miturin në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, sepse me qëndrimi në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, por i njëjti mund të kryejë edhe vepër tjetër penale me pasoja edhe më të mëdha, andaj caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm për sigurimin e prezencë së tij dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale – përgatitore”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prizren.

/GazetaSinjali/