Një person ka mbetur i lënduar rëndë në fshatin Sine të Istogut pasi u ther me thik nga një person tjetër, i cili ishte nga fshati Zllakuqan i Klinës.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në një pjesë malore të fshatit Sine, pas një zënke verbale që kanë pasur mes vete.
Viktima është F.P., 54-vjeçar nga fshati Dubravë e Istogut, ndërsa personi i cili e kreu aktin është Q.A., 42-vjeçar.
Viktima ka marrë lëndime të rënda në pjesën e abdomenit. Pas dhënies së
ndihmës së parë në QKMF në Istog, viktima është dërguar në Spitalin Regjional në Pejë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Pasi që i dyshuari ka therur viktimën ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe me ndihmën e qytetarëve është arrestuar në qytetin e Zubin Potokut.
“Arrestimi është kryer në bashkëpunim të afërt me Njësitë Policore të Stacionit Policor në Zubin Potok. Gjatë hetimeve është vërtetuar se i dyshuari ishte në kontakt me disa të afërm të tij për të shikuar mundësin e arratisjes apo kalimit ilegal në Serbi”, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Policia e Kosovës.
Pas arrestimit të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë./Gazeta Sinjali/