Dy persona janë arrestuar, njëri prej tyre i mitur, pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje kanë goditur një person me thikë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas policisë rasti ka ndodhur dje gjatë mesditës në Prizren.
Nga të dyshuarit janë sekuestruar dy thika dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.