image Theret me thikë një person në Prishtinë

Siguri

Theret me thikë një person në Prishtinë

news image

Një person është sulmuar sonte në lagjen “Dardania” në Prishtinë dhe i njëjti dyshohet të ketë marr lëndime nga një mjet i mprehtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 21:20.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Sinjali nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 21:20 është pranuar informata  se në lagjen Dardania në Prishtinë, një person është sulmuar dhe dyshohet se  ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat e rasti si dhe po punon për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/