Një therje me thikë ka ndodhur dje, rreth orës 19:15 në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali përmes burimeve, viktima është therur me thikë në këmbë nga shoku i tij i mëhershëm.
Arsyeja ka qenë një mosmarrëveshje e mëparshme.
Sinjali ka mësuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkohë, me rastin po merren organet kompetente. /Gazeta Sinjali/