image Theret me thikë një i mitur në Prishtinë, i dyshuari bie në prangat e Policisë

Siguri

Theret me thikë një i mitur në Prishtinë, i dyshuari bie në prangat e Policisë

news image

Foto ilustruese


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, ku një person është therur me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se një i mitur është dërguar atje me urgjencë dhe të njëjtit i është ofruar ndihmë ndihmë mjekësore për shkak të plagëve që i ishin shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e të miturit është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar viktimën. Në praninë e zyrtarit të Qendrës për Punë sociale, 16-vjeçari ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal me të dyshuarin.

19-vjeçari që dyshohet se kreu veprën është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/