Një person i gjinisë mashkullore dyshohet se dje është therur me thikë në Prizren.
Policia njofton se ai ka kërkuar ndihmë mjekësore. Lidhur me këtë rast nuk raportohet për të arrestuar.
“Prizren 20.11.2019 – 19:11. Viktima mashkull ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që dyshohet se është i therur me mjet të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull. Viktima ka vazhduar tretmanin mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/