image Theret me thikë një 17 vjeçar

Rajon

Theret me thikë një 17 vjeçar

news image

Mbrëmë, menjëherë pas mesnate, në orën 00:35 minuta në Sektorin për Punë të Brendshme –Shkup kanë pranuar thirrje se në Lagjen Lisiçe ka filluar një zënkë verbale që më pas ka eskaluar në dhunë fizike.

Me këtë rast disa persona janë përleshur me personi me iniciale A.T. 18 vjeç i cili ka qen nën shoqërim të K.D. 17 vjeç. Gjatë përleshjes personi A.T. ka nxjerr thikën dhe i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse personit N.H. 17 vjeçar. Ky i fundit me makinën e ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, por edhe përkundër tentimit të mjekëve ai i është nënshtruar plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë që kryerësi i kësaj vepre makabre është arrestuar nga policia e cila po punon në zbardhjen e plotë të rastit.